Të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut – Shqip

by admin

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga kjo ministri u bëjnë thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut nëse ndodhen në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, në numrat e telefonit: +386 1 421 00 21; +386 41 544 222 ose në adresën elektronike: [email protected]

You may also like