Të gjithë sytë tek Rita Ora, shfaqet në super formë gjatë pushimeve

by admin

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

You may also like