Të gjithë sytë tek ai, Mbape përpara Klasikes së parë

by admin
Spread the love

Kilië Mbape do të debutojë të shtunën (nesër), në “El Clásico”. Do të jetë e para për të që të jetë si protagonist në një Real Madrid-Barcelona dhe për më shumë para publikut madrilen në “Bernabeu”.

Sulmuesi francez ka qenë nënshkrimi i madh i Realit në merkaton e verës për këtë sezon, por ai nuk është ende ylli i madh i Madridit. Ky rol, tani për tani, është për Vinicius, me të cilin ai është i barabartë për golat deri më tani këtë sezon: tetë. Por nëse do të jetë Klasikja e parë për Mbape në Spanjë, kjo nuk do të jetë hera e parë që ai përballet me Barcelonën.

E ka bërë me PSG-në në Champions League dhe nuk i ka shkuar edhe aq keq. Ai ka luajtur katër herë kundër Barçës, nga të cilat Paris SG-ja fitoi dy, barazoi një dhe humbi një tjetër. Edhe për sa i përket golave të shënuar, Mbape duket se ka një marrëdhënie të mirë me Barcelonën, ku në 4 përballje ndaj tyre ka mundur t’i shënojë 6 golave, mes të cilëve një tripletë.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like