Takoi ultrasit mafiozë pa lejen e Interit, Çalhanollu raporton para hetuesve: I falënderova për solidaritetin

by admin
Spread the love

Hakan Çalhanollu, mesfushori i Interit, është një nga futbollistët të cilet kanë pasur kontakte me ultrasit mafiozë të cilët kanë përfunduar në pranga në Itali. Sot ka qenë radha e futbollistit turk që të dëshmonte para hetuesve për çështjen “Due Curve”, duke pranuar se ka kontaktuar me personat e inkriminuar.

Ai ka pranuar se është takuar me drejtuesit e ”Curva Nord” të Interit, Marko Ferdiko dhe Antonio Beloko, por nuk ka qenë asnjëherë për darkë me ta dhe familjet e tyre, siç ishte raportuar në media. Dhe sipas tij, këto takime kishin ndodhur edhe pse klubi i kishte thënë që të mos mbante kontakte me ta.

Mesfushori tha para hetuesve se takimet me këta ultras të Interit, kishin ardhur edhe si shenjë falënderimi për solidaritetin që kishin shfaqur ata ndaj vendit të tij, ku kishte rënë tërmeti në vitin 2023. Një parullë “Pranë Sirisë dhe Turqisë, Çalha një prej nesh”, ishte hapur në tribunë dhe Çalhanollu i kishte falënderuar këta tifozë duke i dhënë edhe fanella të tijat për t’ua dërguar disa fëmijëve në spital.

>

Ai gjithashtu pranoi para hetuesve se nuk i njihte personalisht të gjithë tifozët dhe kishte mësuar se një prej tyre, Beloko, ishte vrarë më 4 shtator, vetëm kur kishte parë fotot në gazeta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like