TAJPEI – Kina nis manovrat ushtarake rreth Tajvanit

by admin
Spread the love



TAJPEI, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kina ka nisur një stërvitje të madhe ushtarake rreth Tajvanit, të cilën ushtria e Pekinit e ka quajtur një “paralajmërim të rëndë” për forcat “separatiste” të ishullit.

Anijet dhe avionët u afruan nga drejtime të ndryshme.

Transmetuesi shtetëror CCTV publikoi një hartë që tregon gjashtë zona të mëdha të kuqe rreth Tajvanit ku po zhvilloheshin stërvitjet.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e quajti stërvitjen e Kinës një “provokim irracional”, duke thënë se ‘’forcat e saj ishin vendosur për të marrë masa konkrete për të mbështetur lirinë dhe demokracinë”.

Ditët e fundit tashmë kishte raportime se Kina mund të zhvillonte një manovër në përgjigje të një fjalimi të presidentit tajvanez Lai Ching-te më 10 tetor, festën kombëtare të Tajvanit.

Në fjalimin e tij, Lai u zotua se ‘’do t’i rezistonte çdo lëvizjeje drejt aneksimit ose pushtimit nga Pekini’’.

“Republika e Kinës (emri zyrtar i Tajvanit) dhe Republika Popullore e Kinës nuk janë në varësi të njëra-tjetrës,” deklaroi Lai.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAt Shtjefën Gjeçovi, intelektuali françeskan i vrarë nga shovinistët serbë


You may also like