Sytë tregojnë nivelin e inteligjencës së një personi – Shqip

by admin

Sytë janë cilësuar si pasqyra e shpirtit, të cilët mund të tregojnë shumë për gjendjen tuaj shpirtërore.

Disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit.

Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës, transmeton BW.

Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.

>

Sidoqoftë, cila është lidhja e një bebëze më të madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithmonë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës.

Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960’ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore.

A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtar serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërish tregon diçka të saktë.

You may also like