Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për sigurinë dhe sfidat që i bashkojnë – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shprehet se ata biseduan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për t’i zgjidhur.

>

“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformimin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”, ka shkruar ministri.

You may also like