Superliga/ Partizani e mbyll në krye fazën e parë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore” 2024-2025.

Ndeshja e fundit e javës së 9-të ishte AF Elbasani – Partizani. Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund sfida u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë kryesojnë renditjen me 16 pikë.

Skënderbeu u rikthye te fitorja, pasi mundi Bylisin në transfertë me rezultatin minimal 1-0.

Të shtunën u luajtën tre ndeshjet e tjera të javës së 9-të. Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City u mbyllën në barazim pa gola 0-0.

>

Laçi u rikthye te triumfi në shtëpi. Djemtë e Francesco Moriero fituan ndaj Vllaznisë 3-1.

Image

 

You may also like