Superliga e Kosovës vjen me dy përballje interesante sot

by admin
Spread the love

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje interesante në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dje nisi faza e dytë apo xhiro e dhjetë e kampionatit, me Ferizajn që fitoi në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat 1-0.

Meqenëse dje ishte në orar një ndeshje, sot janë në program dy, ku secila pritet të jetë më e fortë se tjetra.

>

Në takimin e parë, Gjilani pret Llapin në stadiumin me bari artificial, ndërsa në takimin e dytë, por jo nga rëndësia – Dukagjini është nikoqir i Ballkanit.

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00. 

You may also like