Superderbi i Italisë premton spektakël, magjinë e Inter-Juventus mund ta përjetoni në “Tring Sport”

by admin
Spread the love

Emocione nga ato që mund të dhurojë vetëm sporti do të sjellë kjo fundjavë për të gjithë tifozët e zjarrtë të futbollit Italian. Të dielën në orën 18:00, luhet Super Derbi i Italisë, ai mes Interit dhe Juventusit. Superderbi i rivalitetit të përjetshëm, i prestigjit dhe lavdisë, i tifozërisë së zjarrtë.

Në “Giuseppe Meazza”, 93 mijë tifozë, ndërsa nga kudo adhurohet futbolli, dhjetëra milionë të tjerë. Në Shqipëri, të gjithë me sytë në TRING SPORT, pasi INTER – JUVENTUS është shumë më shumë se një ndeshje futbolli. Është një duel që nuk ka nevojë për shumë prezantime, pasi përball dy skuadrat me më shumë trofe në historinë e kampionatit, përkatësisht me 2 dhe 3 yje në fanellë. Milano kundër Torinos, Beneamata kundër Zonjës së Vjetër, Zikaltrit kundër Bardhezinjve, sido që të vendosni ta emërtoni këtë rivalitet, magjia është aty, futbolli i klasit është aty, emocionet e drithërimat janë aty.

12

Dy identitete të ndryshme, dy vija paralele në ideologji, dy shkolla futbolli të jashtëzakonshme. Dy superfuqitë e futbollit do të sfidohen sërish të dielën, për të 183-ën herë, në një takim të vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit. Statistikat e deritanishme kronologjike shohin favoritë bardhezinjtë e Thiago Motës, që kanë siguruar plot 87 fitore, në raport me 49 të tilla të zikaltërve të Simone Inzaghi.

Dy super ekipet vijnë nga dy trajektore të ndryshme në mesjavën Champions, njëra pas fitores kundër Young Boys, kurse tjetra pas zhgënjimi të madh me Shtutgartin. Përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë të renditjes, pas Napolit kryesues, ky është një duel për dominancë, për prestigj, për lavdi. Dhe etja për triumf do të luhet e gjitha në 90 minuta drithëruese.

>

Ndërkohë që të gjithë përvojën sportive Inter – Juventus mund të ndiqet vetëm në një superplatformë sportive, vetëm në TRING SPORT dhe askund tjetër, pasi kjo është platforma më gjithëpërfshirëse sportive në Shqipëri.

oferta

PANORAMASPORT.AL

You may also like