Sulmuesit të Gjeorgjisë nuk i del e keqja: Shqiptarët kishin pak shanse, po të kisha shënuar në minutat e parë…

by admin
Spread the love

Budu Zivzivadze, sulmuesi i Karlsruhes në Gjermani, ishte futbollisti më i rrezikshëm në fushën e lojës në radhët e Gjeorgjisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Për fat, sulmuesi nuk ia doli të gjente rrjetën përballë kuqezinjve, edhe pse kishte disa mundësi të mira që në minutat e parë të ndeshjes, një peng që ai e pranoi se i kishte mbetur nga ky duel në Tbilsii.

“Ne u munduam në maksimumin tonë të zbatonim detyrat që kishte caktuar trajneri. Për fat të keq, na mungoi goli. Personalisht, unë kisha dy momente të mira. Nëse do të kisha shënuar në minutat e parë, do të kishte qenë një ndeshje e ndryshme.

Shqiptarët kishin pak shanse shënimi, një nga të cilat u kthye në gol. Ne me të vërtetë dëshironim të fitonim, por ky është futbolli dhe nuk mund t’i fitosh të gjitha.

Falënderojmë tifozët që na mbështetën gjatë të gjithë ndeshjes. Situata në grup është bërë e tensionuar, por do të mundohemi të korrigjojmë gjithçka në ndeshjet e mbetura”, ishin fjalët e Zivzivadzes në fund të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like