Sulm i dhunshëm ndaj një taksisti kosovar në aeroportin e Shkupit: “Më sulmuan për shkak të punës sime”

by admin

Një taksist kosovar me iniciale F.S., u sulmua dje nga katër persona, të gjithë të punësuar si taksistë në aeroportin e Shkupit. Ai kishte ardhur për të marrë disa udhëtarë nga Kosova kur u përball me agresionin e papritur. Taksisti ka deklaruar se arsyeja e sulmit ishte aktiviteti i tij profesional, duke thënë se ata e sulmuar për shkak të punës së tij. Si pasojë e incidentit, ai ka pësuar lëndime të rënda fizike dhe dëmtime të konsiderueshme në automjetin e tij, Deklaron F.S. për IN7.tv

Autoritetet po hetojnë rastin për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij sulmi të dhunshëm, ndërsa komuniteti lokal shpreh solidaritet me të sulmuarin.

You may also like