Suksesi i madh i Besëlidhjes

by admin

Në një atmosferë festive, mbrëmja Gala e Federatës Shqiptare të Basketbollit u shndërrua në një natë nderimesh për figurat kyçe të basketbollit shqiptar. Në këtë ceremoni u vlerësuan, trajnerët, lojtarët dhe gjyqtarët më të mirë të vitit.

Besëlidhja zhvilloi një sezon fantastik në basketbollin për meshkuj, duke u shpallur për herë të parë kampione. Lezhjanët e Afrim Bilalit kanë mbyllur një sezon perfekt, si të pamposhtur me 27 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Një sukses i merituar që shpërblen të gjithë punën dhe investimin e klubit, me Besëlidhjen që ngjitet në majën e sportit të koshit në Shqipëri. Për këtë arritje historike, presidenti Ylli Ujka u vlerësua me çmimin “Mirënjohje të veçanta”. Një punë e jashtëzakonshme nga numri një i ekipit lezhjan që ka bërë investimet e duhura për të krijuar një skuadër “perfekte”.

Biznesmeni duhet vlerësuar për faktin që ka dhënë një kontribut të vyer në botën e basketbollit, teksa investimet në botën e sportit në vendin tonë janë gjithnjë e më të pakta. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Mirënjohje të veçanta
Gjon Luli , Renato Radoja , Et’hem Kaso
Ylli Ujka – President i ekipit kampion për meshkuj.
Mirza Alibegaj – Presidente e ekipit kampion për femra dhe trajnerja e ekipit kombëtar U18 Vajza.
Erkand Karaj – Trajner i ekipit për meshkuj.
Klaudio Ndoja – Trajner i ekipit për femra.
Glen Prodani – Trajner i ekipit U20 Djem.

Klarent Dedaj – Trajner i ekipit U20 Vajza.
Mirza Alibegaj – Trajner i ekipit U18 Vajza.
Besim Dervishaj – Trajner i ekipit U18 Djem.
Igli Zejno – Trajner i ekipit U16 Vajza.
Artur Kasaj – Trajner i ekipit U16 Djem.

You may also like