STOKHOLM, 4 shkurt /ATSH-AA/ – Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në pjesën qendrore të Suedisë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas incidentit të të shtënave.
Operacioni policor zhvillohet në shkollën Campus Risbergska në Orebro, një qytet që ndodhet 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, njoftoi transmetuesi SVT.
>
Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa akoma nuk dihet shkalla e lëndimeve. /os/