Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është liruar nga paraburgimi 48-orësh. Fillimisht këtë e konfirmoi vet reperi, derisa detaje për lirimin e tij ka dhënë edhe prokuroria.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për portalin rtv21.tv se Arkimed Lushaj është paraqitur në polici dhe pas intervistimit nga hetuesit policor është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë .
“Prokuori i Shtetit brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin e pandehur me që rast gjatë seancës dëgjimore Prokurori i Shtetit ka propozuar që mund të bëhet edhe dorzania ku gjykata ka propozuar shumën prej 20 mijë euro ku është aprovuar kjo kërkesë, njëkohësisht janë deponuar paratë dhe kjo është një garanci se personi i pandehur duhet të jetë prezent në procedurë penale sa herë që të thirret nga organet hetuese. “, tha Nikçi.
Ai po ashtu bëri të ditur se Lushaj dyshohet për vepër penale ndihmë në kryerjen e veprës penalel lëndim i rëndë trupor
“mirëpo pas pranimit të ekspertizave të cilat kanë rezultuar viktima ka pranuar lëndime të lehta kjo vepër penale do të rikualifikohet mirëpo hetimet janë duke u zhvilluar.”, tha ai.
Stresi ishte në kërkim me javë nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë./21Media