Stresi godet gratë më shumë – Shqip

by admin
Spread the love

Stresi godet gratë më shumë, sugjeron një studim i ri.

Femrat me sëmundje të zemrës përjetojnë zvogëlim të furnizimit me gjak në organ kur janë nën presion, zbulon një studim i fundit.

Kjo mund të shkaktojë që zemra të shtyjë me forcë gjakun, gjë që rrit rrezikun e vuajtjes së një ngjarjeje të lidhur me probleme kardiovaskulare ose vdekjen e parakohshme.

>

Kështu thotë një studim i fundit nga Universiteti Emory, ndërsa shton se ky hulumtim është i rëndësishëm sepse studimet e mëparshme kanë treguar se një reduktim i furnizimit me gjak në zemër (ishemi) gjatë stresit mendor dyfishon rrezikun e sulmit në zemër ose vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Gratë me sëmundje të zemrës duhet të dinë se ato mund të jenë të prekshëm ndaj efekteve të stresit mendor dhe të mendojnë për mënyrat për të mbrojtur zemrat e tyre, siç janë teknikat e relaksimit dhe ushtrimet fizike.

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në SHBA, duke qenë përgjegjës për një në katër viktima çdo vit.

You may also like