STRASBURG – PE hedh poshtë kërkesën për debat për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët

by admin
Spread the love

STRASBURG, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Evropian votoi sot kundër një kërkese për të debatuar mbi pasojat e vendimit të gjykatës së Romës, që kundërshton transferimin e dhjetëra emigrantëve të parë në një qendër të re përpunimi në Shqipëri, sepse Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se vendet e origjinës, Egjipti dhe Bangladeshi, nuk ishin plotësisht të sigurta.

>

Parlamenti Evropian hodhi poshtë kërkesën me 164 vota pro, 319 kundër dhe një abstenim, kërkesë e paraqitur nga grupi i të gjelbërve dhe i mbështetur nga liberalët, socialistët dhe të majtët e BE-së, për të shtuar në kalendar një debat mbi “pasojat e vendimit të gjykatës së Romës për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) e kryeministres Giorgia Meloni, “Patriotët për Evropën” e zëvendëskryeministrit, Matteo Salvini dhe ESN, një grup tjetër sovranist, votuan kundër kërkesës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like