Statistikat e Siti-Inter/ 10 goditje në pjesën e parë, u thye rekordi

by admin
Spread the love

Interi bëri një ndeshje të madhe në shtëpinë e Mançester Sitit, ashtu siç e tregon edhe një statistikë interesante e “OPA”- s.

Zikaltrit provuan shpesh që të gjenin rrugën e rrjetës, sidomos në pjesën e parë të ndeshjes ku shfrytëzuan kundërsulmet dhe shpejtësinë e Turamit.

Zikaltrit bënë 10 goditje në portën kundërshtare në 45 minutat e para duke qenë ekipi i parë që nga shkurti i vitit 2017 që provon kaq shumë në “Etihad” në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Në atë kohë bëhej fjalë për Monakon, që goditi po ashtu 10 herë.

Zikaltrit tentuan me Turamin, por nuk ia dolën dot që të gjenin rrugën e rrjetës në asnjë prej tyre.

PANORAMASPORT.AL

You may also like