Statistika/ Bryzhi tenton surprizën, Milani synon pikët e para në Champions

by admin
Spread the love

Milan dhe Klub Bruzh do të përballen sot për raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Ndeshje që do të marrë jetë nga ora 18:45.

– Milani dhe Bryzhi u përballën në fazën e grupeve të UEFA Champions League 2003-2004: në të dyja rastet triumfonin skuadrat mysafire me rezultatin 1-0. Në bilanc edhe një fitore kuqezi e një barazim në atë që dikur quhej Kupa e Kampioneve në sezonin 1990-91.

– “Djalli” ka fituar tri ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi pa pësuar gol, për herë të parë që nga periudha midis marsit dhe majit 2022 (pesë në atë rast), teksa në Champions u mund nga Liverpuli.

– Ekipi belg e ka mbajtur portën e pastër në dy ndeshjet e fundit europiane jashtë fushe në Milano (dy përballje me Interin).

– Bryzhit është i pamposhtur në katër transfertat e fundit në fazën e grupeve të Champions-it. Humbja e fundit erdhi nga PSG në dhjetor të vitit 2021.

– Ajo e Paulo Fonsekës është skuadra që ka goditur më shumë në portë në pjesën e parë të ndeshjes në këtë edicion të Serisë A (25, të paktën pesë më shumë se çdo ekip tjetër në Itali.).

– Vetëm një herë Milani ka humbur tre ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Kjo ndodhte në 2021-2022 me Stefano Piolin në stol. Aktualisht kuqezinjtë nuk kanë asnjë pikë, ndërkohë që Bryzhi i ka tri pikë falë fitores në javën e dytë kundër Shturmit.

– Bryzhi e ka mbajtur gjashtë herë portën e paprekur në 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. .

>

– Kundër Leverkusenit, Jusuf Fofana krijoi më shumë raste (3), realizoi më shumë driblime (5) dhe fitoi më shumë duele (10) nga të gjithë shokët e tij kuqezi. Personi i fundit që përsëriti këto shifra në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve të UEFA-s ishte Kaka në tetor të vitit 2007.

– Samuel Çukvueze rigjeti golin në një ndeshje kampionati për herë të parë që nga 27 shkurt 2023).

– Kuqezinjtë janë në pjesëmarrjen e tyre të katërt radhazi në Champions dhe e 21-ta në përgjithësi.

– Milan fitoi këtë turne në vitet 1994, 2003 dhe 2007 dhe ishte nënkampion në 1993, 1995 dhe 2005. Ata janë skuadra e vetme italiane që kanë triumfuar më shumë se një herë në epokën e Ligës së Kampioneve.

– Në 2022/23, shtatë herë kampionët europianë arritën në fazën eliminatore për herë të parë që nga 2013/14, por e përfunduan grupin në vendin e tretë pas Dortmundit dhe PSG-së.

– Milani ka fituar vetëm nëntë nga 33 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve (9B 15H). Fitorja 2-1 e sezonit të kaluar ndaj Njukasëllit në javën e gjashtë të fazës në grupe ishte vetëm e katërta e tyre në 17 transferta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like