STAMBOLL – Araghchi: Irani kërkon zgjidhjen paqësore të çështjeve rajonale

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të sigurojmë që çështjet rajonale të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe që siguria rajonale dhe marrëveshjet politike të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

>

Kryediplomati iranian ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e Platformës Rajonale për Bashkëpunimin në Kaukaz, së bashku me homologët e tij nga Turqia, Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani, respektivisht Hakan Fidan, Sergei Lavrov, Ararat Mirzoyan dhe Jeyhun Bayramov.

Shefi i diplomacisë së Teheranit mbërriti në qytetin turk pas një turneu rajonal në Jordani, Arabinë Saudite, Egjipt, Liban, Siri, Irak, Oman dhe Katar, në kuadër të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like