Spektakël e dominim, Kosova fiton pa problem ndaj Qipros

by admin
Spread the love

Dominim, gola, spektakël dhe harmoni e atmosferë, janë vetëm disa nga fjalët që mund ta përkufizojnë paraqitjen e Kosovës ndaj Qipros, të martën mbrëma.

“Dardanët” triumfojnë 3:1 në “Fadil Vokrri” ndaj qipriotëve që vetëm tri javë më parë i mposhtën thellë edhe në Nikozi.

Dy fitore, nga dy ndeshjet e tetorit kthejnë buzëqeshjen te tifozët dhe mbetet prapa kriza e incidentet e muajit të kaluar, derisa kombëtarja përforcon vendin e dytë.

Nata magjike në Prishtinë, në stadiumin përplot me shikues, nisi me mysafirët përpara, por vetëm deri në momentin kur kapiteni Amir Rrahmani pas gjysmë ore lojë, në bashkëveprim me Florent Muslinë shënon gol të bukur për ta kaluar Kosovën në epërsi.

>

Në minutën e fundit të pjesës së parë siguroi edhe një penallti nëpërmjet Ermal Krasniqit. Por pas rishikimit nga dhoma e VAR-it, penalltia u anulua pasi më herët u vlerësua se Albion Rrahmani ishte në pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë sërish gjen vendësit mbizotërues dhe përpara në kërkim të golave të tjerë, duke e rritur avantazhin në minutën e 52-të me golin e Ermal Krasniqit, i dyti për të me Kosovën.

Debutuesi Emir Sahiti sapo hyri në lojë, pas vetëm tre minutave në fushë shënoj gol të bukur për rezultatin final të ndeshjes, Kosovë 3, Qipro 0.

Në nëntor, “Dardanët” luajnë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë si mysafire më 15 nëntor dhe tri ditë më vonë kundër Lituanisë, në Prishtinë.

You may also like