MADRID, 31 tetor /ATSH-DPA/- Real Madridi do të dhurojë një milion euro për viktimat e përmbytjeve katastrofike që goditën rajonin lindor spanjoll të Valencias.
“Fondet do të kanalizohen në një fushatë dhurimi të nisur bashkërisht nga Fondacioni Real Madrid dhe Kryqi i Kuq”, thanë sot fituesit e Ligës së Kampionëve në një deklaratë.
Paratë do të shkojnë për të ndihmuar familjet e shumta që aktualisht po përballen me situatën kritike – dhe për ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë”, shkruan klubi.
Sipas qeverisë rajonale, në Valencia kanë vdekur të paktën 158 persona – tre prej të cilëve në rajonet e Andaluzisë dhe Castilla-La Mancha.
Dhjetëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përmbytjeve të së martës./ /a.i/