Real Madrid ka dhuruar një milion euro për të prekurit nga moti i keq në Spanjën lindore.
Moti i keq, përveç shkatërrimeve të mëdha, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 158 personave, ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur.
Klubi madrilen njoftoi se ka organizuar një fushatë për mbledhjen e fondeve së bashku me Kryqin e Kuq.
“Real Madrid dhe Kryqi i Kuq nisën sot një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbështetur të prekurit nga stuhia. Real Madridi ka vendosur të mbështesë këtë fushatë duke dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar familjet e shumta që janë në një situatë kritike dhe kanë nevojë për të gjithë ndihmën dhe solidaritetin tonë”, thuhet në deklaratë.
El Real Madrid dona un millón de euros para ayudar a las víctimas de la DANA.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2024
/abcnews.al