Sot (e shtunë) është në program për të filluar xhiro e 12-të e Albi Mall Superligës e Kosovës, ku vetëm një ndeshje është në orar.
Xhiro e 12-të fillon sot me Gjilanin që pret Dukagjinin në shtëpi, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.
Të dielën janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje, ku Suhareka pret Dritën, ndërsa Prishtina është nikoqire e Ferizajt.
>
Të hënën zhvillohet dy ndeshjet e fundit të xhiros, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Ballkanit, ndërsa Malisheva e pret Llapin.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.