SOT, 20:45/ Statistikat e Gjermani-Holandë, skuadrat premtojnë spektakël

by admin
Spread the love

Ja disa nga statistikat më pikante nga dueli Gjermani-Holandë, e cila do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 20:45 në “Allianz Arena”.

– Gjermania dhe Holanda janë “përplasur” në totalë plotë 47 herë, e përkthyer me 18 barazime, 17 fitore për “Pancerat” dhe vetëm 12 në kampin e “Tulipanëve”.

– Joshua Kimish shënoi golin e tij të shtatë ndërkombëtar kur Gjermania luajti kundër Holandës në Amsterdam muajin e kaluar.

– Maksimilian Mitelshtad finalizojë golin e tij të parë dhe deri më tani të vetëm ndërkombëtar kur Gjermania priti për herë të fundit Holandën në një miqësore në mars të këtij viti (2-1).

– Portieri Bauman është anëtari më i vjetër i skuadrës aktuale të Gjermanisë në moshën 34-vjeçare.

– 22 golat e Serzh Gnabrit për Gjermaninë e bëjnë atë lojtarin aktual të skuadrës me golat më të shumtë.

– Lajpcig ka dy futbollistë në skuadrën aktuale të Holandës, por dy lojtarë u tërhoqën nga skuadra e Gjermanisë për shkak të lëndimit (Benjamin Henriks dhe David Raum).

– Të dyja skuadrat kanë shënuar në secilën nga gjashtë takimet e fundit mes Gjermanisë dhe Holandës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like