SONDAZH – Gjermanët preferojnë Merz si kancelarin e ardhshëm në vend të Scholz

by admin
Spread the love

BERLIN, 25 tetor /ATSH-DPA/- Shumica e gjermanëve duan të shohin liderin konservator të opozitës Friedrich Merz si kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë në krahasim me socialdemokratin (SPD) Olaf Scholz, aktualisht në detyrë, sipas një sondazhi.

Sondazhi “Civey”, i kryer nga grupi mediatik “Funke”, tregoi se 52% e shtetasve gjermanë preferonin Merz, kreun e Kristiandemokratëve (CDU), 25% donin që Scholz të vazhdonte të mbante detyrën, ndërsa 23% ishin të pavendosur.

Zgjedhjet e radhës për postin kryesor politik të Gjermanisë janë në shtator 2025.

>

Politikanët nga partitë e tjera nuk janë përfshirë si opsione në sondazh.

Gjithashtu, në raportin e barometrit politik publik të kryer nga transmetuesi publik ZDF, Merz kryesoi kundrejt Scholz.

Në atë sondazh, 48% donin të shihnin Merz si kancelarin e ardhshëm ndërsa 37% donin të qëndronin me Scholz. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like