SOFT NEWS – Vetëm 600 euro për tetë metra katror!

by admin
Spread the love

BOLONJA, 4 nëntor /ATSH/ – Një apartament me qira në qendër të Bolonjës, në zonën e Santo Stefanos, për vetëm 600 euro në muaj, sipas https://www.ilrestodelcarlino.it/.

Mesazhi tronditës që u shfaq në një faqe të njohur reklamash të pasurive të paluajtshme sugjeronte një negociatë të vërtetë, duke marrë parasysh çmimet e tregut të banesave në Bolonja dhe mbi të gjitha zonën qendrore të ofertës.

Apartamenti, edhe nëse nuk duket se mund të quhet i tillë, ndodhet në rrugën ”Orfeo”, një rrugë e vogël midis Santo Stefano dhe zonës Baraccano, pikërisht në qendër, pra, dhe gjithashtu në një zonë veçanërisht prestigjioze.

Por, kjo sigurisht nuk mjafton për të justifikuar një ofertë të ngjashme.

>

Kishte nga ata që pasi lexuan online njoftimin ”e pahijshëm”, vendosën të hetojnë më tej.

Apartamenti në studio arrihet nëpërmjet një shkalle të vogël spirale dhe brenda dhomës, e pajisur me një dritare të përmasave të ngjashme me ato të një garazhi, në më pak se një hap do të gjeni minikuzhinën, banjën dhe një krevat.

Garderoba është e ngjitur në muri me disa varëse palltosh dhe tavolina ka madhësinë e një rafti.

Agjencia e pasurive të paluajtshme, e cila gjithashtu ka apartamente me përmasa normale në reklamat e saj dhe jo vetëm minishtëpi, paralajmëroi qiramarrësin e mundshëm për përmasat shumë të vogla duke e paralajmëruar për akomodimin, por gjithashtu duke i thënë se çmimi është në përputhje me pjesët e tregut të qyteteve të tjera, për shembull Milanon./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like