SOFT NEWS – Një pilot shpëton 145 katërputroshë nga uraganet Milton dhe Helene

by admin
Spread the love



TEKSAS, 17 tetor /ATSH/ – Një pilot i Mbrojtjes Civile amerikane arriti të evakuonte më shumë se 100 kafshë shtëpiake duke i shpëtuar ato uraganet Milton dhe Helene.

”Pas evakuimit, piloti vendosi të adoptonte një nga kotelet duke u bërë personi i parë që adoptoi një anëtar të këtij grupi”, shkruan abcnews.com.

Kapiteni i ”Southwest Airlines”, Matt Prebish realizoi një fluturimin emergjence më 12 tetor duke transportuar 145 mace dhe qen nga strehimoret e kafshëve në Tenesi dhe Florida.

Katërputroshët tashmë janë duke pritur për birësim në tetë strehimore.

Pas fluturimit, Prebish tha se duke i vëzhguar ato vuri re një kotele të lezetshme që tërhoqi vëmendjen dhe vendosi ta adoptonte.

>

Kotelja u quajt Avery dhe tashmë i është bashkuar familjes së kapitenit në Teksas.

Prebish shpreson që historia e birësimit të Avery të frymëzojë të tjerët për të ndihmuar ata që janë prekur nga uraganet Milton dhe Helene./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Përrallë nga e kaluara“ shfaqet i restauruar në COD


You may also like