SOFT NEWS – Ministri italian i Kulturës ende… student!

by admin
Spread the love

ROMË, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Karriera universitare e Alessandro Giuli përfundoi me notën 30 (notë maksimale për universitetin italian).

I mbërritur në Sapienza për të dhënë provimin e fundit në Filozofi, ministri i Kulturës u prit me protesta nga disa studentë, një fakt, megjithatë, që nuk ndikoi në testimin e tij, i cili përfundoi me nota të larta.

“Provimi shkoi shumë mirë. Ministri ishte i përgatitur shumë mirë, por për arsye të ruajtje së qetësisë së rendit publik e çuam provimin në orën 08:00. Provimi zgjati rreth 30 minuta dhe mund ta përgëzoj”, shprehet profesori Gaetano Lettieri, me të cilin Giuli bëri testin me gojë të Teorisë së Doktrinave Teologjike në degën e Shkencave Humane dhe Filozofisë të Universitetit ”La Sapienza” të Romës.

”Nuk ishte një provim me dyer të mbyllura. Kishte prani të disa policëve për arsye të dukshme sigurie. Dera ishte e hapur, provimi ishte i qartë, pyetjet ishin të vështira, të përpikta dhe Alessandro Giuli u përgjigj me shumë kompetencë, pra mund të themi se ishte një student si gjithë të tjerët”, thekson profesori i lëndës./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like