SOFT NEWS – Erëra me shpejtësi 22 000 km/h? BBC kërkon ndjesë!

by admin
Spread the love

LONDËR, 10 ATSH-AFP/ – Gjiganti britanik i medias, BBC kërkoi ndjesë sot që kishte njoftuar, pas një defekti në faqen e saj, uragane në disa vende të planetit, duke përfshirë erërat me shpejtësi prej afro 22 000 km/h në Londër dhe temperatura deri në 384° C në Nju Jork.

Sipas BBC, temperatura e natës në Nottingham, në veri të Anglisë, pritej të arrinte 404 gradë Celsius të enjten.

Madje më shumë se në Nju Jork apo Sidnej ku termometri pritej të ngrihej në 378 gradë Celsius.

Roma do të shkatërrohej nga erërat me shpejtësi më të madhe se 8 500 km/h.

Në Londër, erërat ishin parashikuar në afro 22 000 km/h, ndërkohë që erërat që shoqëronin uraganin Milton, i cili përfshiu Florida të mërkurën në mbrëmje, arritën shpejtësinë 165 km/h.

Në një deklaratë, BBC raportoi “probleme të të dhënave” në aplikacionin dhe faqen e saj të internetit.

“Ne po punojmë shumë për ta korrigjuar këtë shpejt. Na vjen shumë, shumë keq për këtë situatë”, shtoi ajo./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like