
SOFJE, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Socialistët në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje kanë protestuar kundër çmontimit të një monumenti 37 metra të lartë për Ushtrinë Sovjetike që u ngrit gati 70 vjet më parë.
Protestuesit argumentojnë se heqja e tij është e paligjshme dhe e shohin monumentin si një simbol të fitores ndaj fashizmit. Aktivistët bllokuan sot kryqëzimin pranë Orlov most (Ura e Shqiponjës).
Nga ana e tyre, antikomunistët në ish-shtetin satelit sovjetik kanë bërë fushatë për dekada që monumenti i Ushtrisë së Kuqe “pushtuese” të çmontohet.
Figurat prej gize të një ushtari sovjetik me automatik, një punëtoreje bullgare dhe një nënë e fëmijë të montuar në piedestal janë tetë metra të larta.
Monumenti i diskutueshëm u zbulua në vitin 1954.
Ai pritet të zhvendoset në Muzeun e Artit Socialist në Sofje. Çmontimi i tij ishte një nga premtimet zgjedhore të kryetarit të sapozgjedhur të Sofjes, Vasil Terziev. //a.i/