Trajneri holandez foli në prag të ndeshjes së parë të play-off-it të Europa League kundër verdhekuqve
Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, prezantoi ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League kundër Romës.
Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp: “Mourinho? Do të kisha dashur të përballesha sërish me të.
Nëse përballesh me të në karrierë do të thotë se po bën mirë, por Roma ka vendosur të marrë një rrugë tjetër.
Çdo trajner ka cilësitë e veta, por më e rëndësishme është cilësia individuale e lojtarëve. Sigurisht që ka rëndësi trajneri, por mbi të gjitha vlerësojnë lojtarët. Nuk dua të flas për hakmarrje, por dua të fitoj”.
Slot vazhdon të flasë për Romën e re me De Rossin: “Nuk duhet të ndryshojë shumë në njëmbëdhjetëshen startuese. E pashë ndeshjen kundër Interit, nuk mendoj se do të ketë shumë dallime. De Rossi është një trajner që dëshiron të përfitojë maksimumin nga lojtarët e tij.
Së fundi, trajneri është pyetur edhe për krahasimin mes Griezmann, të përballur në grupet e Champions League, dhe Dybala:
“Ata luajnë me këmbën e majtë dhe është kënaqësi t’i shikosh.
Si një tifoz futbolli më pëlqen t’i shikoj, përveç rasteve kur duhet të luajmë kundër tyre.
Nëse këta lojtarë kanë dëshirë dhe janë 100% të motivuar, mund t’i zgjidhin vetë ndeshjet. Duhet të mbulojmë sa më shumë linjat e kalimit”.