SLLOVAKI – Mijëra mjekë japin dorëheqjen për shkak të kushteve të këqija të punës

by admin
Spread the love



BRATISLAVË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Më shumë se 2700 mjekë të spitaleve kanë dhënë dorëheqjen – si pjesë e një proteste të organizuar për kushtet e punës.

Sindikata e mjekëve LOZ tha se kjo përfaqëson më shumë se gjysmën e mjekëve të spitaleve të vendit.

Mjekët janë të gatshëm të tërheqin dorëheqjet e tyre vetëm nëse qeveria përmbush një sërë kërkesash. Këto përfshijnë pajisje të reja spitalore dhe punësimin e personelit shtesë.

>

Deri më tani, nuk është arritur asnjë marrëveshje me ministrin e ri të Shëndetësisë, Kamil Shashko.

“Me sa duket, e vetmja mënyrë për të bërë diçka në sistemin shëndetësor sllovak është dhënia e dorëheqjes”, u tha sot kryetari i LOZ Peter Visolajsky gazetarëve, në Bratislavë. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Java kulturore e Spanjës”, Gonxhja: 1-7 nëntor, aktivitete për çdo preferencë kulturore dhe artistike


You may also like