Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë kërkon nga MM-ja paga më të larta për minimum 30 për qind

by admin
Spread the love

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë SO Shkupi ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për zgjidhjen e problemit prej një dekadë të ushtarëve profesionistë, ndërsa kjo është e drejta për pension, si dhe pjesa tjetër e personelit aktiv ushtarak, transformimin e marrëdhënies së punës me kohë të pacaktuar si te të gjithë punëtorët e shtetit dhe një rritje pagash për minimum 30 për qind për të gjithë ushtarët profesionistë.

“Këto kërkesa janë thelbësore për të funksionuar si një ushtri e gatshme, morale dhe e fortë. Këto probleme të pazgjidhura janë vetëm një pengesë për Ushtrinë dhe potencialin e saj njerëzor, pasi ushtarët profesionistë marrin deri në 30 për qind më pak paga se pjesa civile e Ushtrisë, gjë që shkakton pakënaqësi të madhe krahas të drejtave të tjera të parealizuara, siç është marrëdhënia e punës e cila zgjat 25 vjet me kohë të caktuar dhe zgjidhja e statusit të pensionimit siç është për ushtarët profesionistë në vendet e tjera të NATO-s”, kumtuan sot nga Sindikata e pavararur e ushtarëve profesionistë.

Siç theksojnë në kumtesë, është koha që Ministria e Mbrojtjes t’i kushtojë më shumë vëmendje ushtarëve profesionistë që janë shtylla e mbrojtjes dhe kategoria më e madhe e punëtorëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë.-

“Ushtarët profesionistë e meritojnë respektin e shtetit dhe atyre që i përmendin çdo ditë se janë krenaria e Republikës së Maqedonisë, nënvizojnë nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë.

MARKETING

-->

You may also like