Siljanovska Davkova amniston dhjetë të burgosur

by admin
Spread the love

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka amnistuar dhjetë të dënuar. Krahas ish-kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, janë amnistuar edhe nëntë të burgosur të tjerë, ndërsa në vendimin e publikuar në “Gazetën Zyrtare” nuk janë theksuar të dhëna për vepra kriminele.

Sipas vendimit, ekzekutimi i dënimit të shqiptuar me burg zëvendësohet me dënim me kusht për personat e mëposhtëm:

Akif Bejadin Ravmanoski nga fshati Haraçinë, i cili është dënuar me kusht prej 1 vit e 3 muaj.

Nikolla Dimitria Tripçevski nga Ohri, i cili është dënuar me 1 vit.

Shenol Bavçar Masllani nga fshati Haraçinë, i cili është dënuar me 6 muaj.

Gjithashtu, pjesërisht lirohen nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i pjesës së papërfunduar të dënimit këta të dënuar:

Muharrem Veap Ali nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.

Todor Dimitar Popov nga fshati Miravci, i cili u lirua për 3 muaj.

Tomislav Ilija Simonov nga Shkupi, i cili u lirua për 2 muaj.

Pero Stojan Kuzmanovski nga Gradsko, i cili u lirua për 3 muaj.

Zhivko Andon Delixhakov nga Bogorodica, i cili u lirua nga burgu për 3 muaj.

Vlladimir Atanas Taleski nga Manastiri, i cili u lirua për 7 muaj.

Marjan Milço Efremov nga Shkupi, i cili u lirua për 7 muaj.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e miratimit.

>

 

MARKETING



You may also like