Sigal Prishtina mban Kuvendin e punës, mbështet projekti afatgjatë!

by admin
Spread the love

Sigal Prishtina ka mbajtur Kuvendin e Punës.

Në këtë kuvend i është dhënë mbështetje projektit afatgjatë të klubit.

“Klubi më i trofeshëm shqiptar i basketbollit KB Sigal Prishtina, ka mbajtur mbrëmë Kuvendin e punës, ku mori mbështetje të plotë nga delegatët, anetarët e bordit dhe Plisat”.

Në këtë Kuvend thuhet në njoftim se është diskutuar për sezonet e fundit dhe sezonin aktual.

“Po ashtu janë diskutuar edhe raportet financiare të viteve të fundit, dhe Auditimi i klubit prej kur ka hyrë në fuqi ligji i sponsorizimit, dokumente këto të dorëzuara edhe pranë institucioneve përkatëse”.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Kryetari i klubit Blerand Stavileci në këtë kuvend ka diskutuar me delegatët, anetarët e bordit dhe Plisat për problemet që klubi i ka me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), me të cilën ka marrëveshje dhe deri më tani, pra për një vit e gjysmë janë paguar 178 mijë e 588 euro.

“Edhe përkundër këtyre vështirësive të shumta e të mëdha, në fokus ishte vizioni i klubit Prishtina për të ardhmen, ku të gjithë dhanë mbështetjen edhe me votim unanim që të vazhdohet me punën që është nisur në këtë sezon, duke krijuar lojtarë dhe talentë të rinj e që në qytetin e Prishtinës nuk mungojnë”.

Më tej thuhet se Klubi i Basketbollit Prishtina ka nisur një projekt ambicioz pesëvjeçar, që synon zhvillimin e qëndrueshëm të klubit dhe basketbollit në vend.

“Ky projekt është konceptuar për të ndërtuar një bazë të fortë për suksesin afatgjatë, me qëllimin që të shihen rezultatet konkrete brenda pesë viteve të ardhshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

You may also like