Sigal Prishtina kërkon fitoren ndaj Vëllaznimit

by admin
Spread the love

Dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, do ta mbyll xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje luhet sot prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sigal Prishtina llogaritet favorit përball Vëllaznimit bazuar në pozitat në tabelë dhe formën e skuadrave që e kanë treguar në gjashtë javët e para të Superligës.

Prishtina është e katërta me 10 pikë, dy më shumë se Vëllaznimit që zë vendin e fundit dhe nuk di për fitore prej xhiros së katërt.

Edhe Prishtina në këtë përballje futet pas humbjes që e pësoi xhiron e shkuar në udhëtim te Bashkimi, ndërsa për Vëllaznimin kjo do të jetë ndeshja e parë pa trajnerin Branimir Paviq që u largua javën e shkuar.

>

Sa i përket skuadrave tjera, Bashkimi ka vazhduar formën e mirë dhe mbetet ekipi i vetëm pa humbje pas shtatë xhirove.

Në këtë xhiro, Bashkimi triumfoi ndaj Pejës me shifrat 71:66 për t’u forcuar në krye të tabelës me 14 pikë.

Fitore shënuan edhe Trepça e Golden Eagle Ylli në kuadër të xhiros së shtatë. Trepça triumfoi 74:57 ndaj Borës, ndërsa Ylli e mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin 83:79.

You may also like