Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa?

by admin
Spread the love

Cigaret e prodhuara nga Imperial Tobacco TKS AD Shkup, duke përfshirë markat Rodeo, West, Jade dhe Davidoff, nga dje janë në dispozicion me çmim të ri, i cili është 10 denarë më i lartë.

Pritet që në ditët në vijim të rriten edhe çmimet e cigareve nga prodhues të tjerë.

>

Këto rritje rrjedhin nga Ligji i ri i Akcizës, i miratuar në tetor 2023, i cili parashikon rritje vjetore të çmimeve të cigareve më 1 janar.

Qeveria planifikon të mbledhë 13 milionë euro shtesë në vit nga ky fond.

You may also like