Shqipëria fiton në Tbilisi – Shqip

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Shqipërisë i është hakmarrë Gjeorgjisë për humbjen që ia shkaktoi muajin e shkuar në Tiranë.

Të hënën mbrëma në Tbilisi, Shqipëria mposhtu 1:0 Gjeorgjinë, rezultat identik ky me të cilin humbi në shtëpi.

Golin e fitores në këtë përballje e shënoi mesfushori Kristjan Asllani në fillim të pjesës së dytë.

Asllani realizoi në minutën e 48-të pas asistimit të Indrit Tucit për t’ia siguruar Shqipërisë fitoren e parë pas dy humbjeve rresht në Ligën e Kombeve.

Tani, Shqipëria ka 6 pikë në grupin e saj dhe muajin tjetër luan dy ndeshjet e fundit të kësaj gare për promovim në Ligën A.

Përballet me Çekinë dhe Ukrainln, ndeshje këto që i luan në shtëpi.

You may also like