Shqipëria feston në Tbilisi, vendos Asllani

by admin
Spread the love

Ka gjithmonë një herë të parë. Shqipëria ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 në “Mikheil Meskhi Stadium” përballë Gjeorgjisë me golin e shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 48-të. Kjo është fitorja e parë në historinë e kuqezinjve në transfertën gjeorgjiane.

Një ndeshje që nisi me ritëm, me raste shënimi për të dyja skuadrat. Laçi dha shkëndijën e parë që në nisje, ndërsa vendasit ishin më pranë golit pas pesë minutash lojë me Zivzivadze. Ismajli e Tuci nga njëra anë dhe Davitashvili e Kvaratskhelia nga ana tjetër, vendosën emrin në listën e rasteve të humbura për një pjesë të parë që u mbyll në barazim 0-0.

Fillimi i pjesës së dytë solli dhe momentin vendimtarë të kësaj sfide, që dhuroi dhe tri pikët për kuqezinjtë. Një asistim i Bajramit i dha mundësinë Asllanit që të godasë saktësisht në portën e mbrojtur nga Mamardashvili.

Pavarësisht presionit të gjeorgjianëve, Bajrami, Daku apo dhe Seferi kishin mundësi për të dyfishuar shifrat. Megjithatë, mbyllet 1-0 për kuqezinjtë, që rrëmbejnë tri pikë të arta përballë një kundërshtari që kishte triumfuar në “Air Albania”.

GJEORGJI-SHQIPËRI 0-1

Shënues: Asllani 48’

Është mbyllur sfida në “Mikheil Meskhi Stadium”, me Shqipërinë që ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Gjeorgjisë, gol i shënuar nga Kristjan Asllani.

79’ – Seferi ka një mundësi të mirë për të rrezikuar portën gjeorgjiane, por goditja e tij është neutralizuar.

71’ – Strakosha dhe Ismajli bllokojnë në dy tentativat e tij gjeorgjianin Mikautadze.

69’ – Një tjetër mundësi e humbur për kuqezinjtë, është Daku, i aktivizuar në vend të Tucit në minutën e 66-të, që ka goditur në mënyrë të gabuar me kokë në zhvillimin e një goditje dënimi.

57’ – Shqipëria pranë golit të dytë, Bajrami humbet një mundësi të artë.

48’ – Gooooooool. Shqipëria kalon në avantazh përballë Gjeorgjisë. Asllani ka shënuar me asistimin e Bajramit.

…nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë…

45’ – Kvara shfaqet rrezikshëm në zonën kuqezi, por në momentin e fundit është ndalur nga Ismajli.  

34’ – Asllani dhuron një top për Laçin në zonën gjeorgjiane, por qe nuk arrin ta kontrollojë si duhet.

29’ – Strakosha gabon duke i dhuruar topin kundërshtarit, por Ajeti tregohet i kujdesshëm duke evituar rrezikun.

14’ – Tuci ngjitet në skenë me një gjuajtje në një pozicion të vështirë, por është ndalur nga portieri i gjeorgjianëve.

11’ – Një tjetër mundësi për Gjeorgjinë, Davitashvili ka lëshuar një goditje të bukur, por reagimi i Strakoshës është në nivelin e duhur.

9’- Pas një goditje dënimi për kuqezinjtë, Ismajli shfaqet me një goditje me kokë në një pozicion të prirët, gjuajtja e tij pritet pa problem nga portieri Mamardashvili.

5’ – Gjeorgjia pranë golit, pas një sulmi nga e djathta, Zivzivadze shfaqet në zonën kuqezi, por gjuajtja e tijë shtë jashtë kuadratit.

2’ – Qazim Laçi jep sinjalin e parë me një gjuajtje nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin e portës.

1′ – Kuqezinjtë shkelmojnë topin e parë

Ka nisur sfida në “Mikheil Meskhi” mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë e vlefshme për ditën e katërt të Ligës së Kombeve.

GJEORGJI-SHQIPËRI

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze. Trajner: Sanjol

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci. Trajner: Silvinjo

You may also like