Shpiket skaneri që kryen më shumë se 60 teste në vetëm 15 minuta

by admin



ROME, 21 dhjetor /ATSH- Emri i saj është Diana (një akronim për diagnostikimin inteligjent për analizat joinvazive). Eshtë një skaner i fjalës ë fundit dhe do të jetë në gjendje të kryejë më shumë se 60 teste në vetëm 15 minuta.

Kjo risi teknologjike do të ofrojë një panoramë mjekësore të shpejtë, efikase dhe me kosto të ulët.

Prototipi i kësaj kabine – një përqendrim i teknologjive të fundit – do të jetë gati deri në fund të qershorit 2025 dhe do të përdoret në Qendrën Kombëtare të Terapisë së ARN-së.

Kjo risi teknologjike do të shërbejë për të monitoruar pacientët që i nënshtrohen terapive të avancuara të gjeneve dhe farmakologjike. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Shkollat sot si dita me natën deri para 10 vitesh, nuk ka shtet që zëvendëson prindin
Artikulli tjetërPL, Haxhiu: Paga për nënat për dy vite pas lindjes në masën 70-100%


You may also like