Shpërthim tmerri në parkun e pishinave të fëmijëve në Suedi (fotot)

by admin

Një park zbavitjeje është përfshirë nga flakë gjigante mëngjesin e sotëm dhe me pas nga nje plasje, teksa një atraksion i ri ujor ka shpërthyer në mënyrë të pashpjeguar.

Pamjet shokuese tregonin instilacionin e ri të zbavitjes në parkun Oceana Waterworld në Gothenburg që përfshihej nga flakë e tym i zi, që ngrihej lart në qiellin e dimrit.

Zjarri solli evakuime të shumta teksa zjarrfikësit nuk e kishin idenë sesi kjo mund të kishte ndodhur.

Alarmi u dha rreth orës 10:06 për zjarrin që po përhapej jashtë kontrolli që më pas u ndoq nga shpërthimi.

“Kishte zjarre dhe në rrëshkitëset e ujit, nuk e dimë sesi nisi”, tha zyrtari zjarrfikësave Björn për mediat vendase ndërsa alarmi u dha për banesat që ndodheshin në afërsi të kompleksit.

Disa të plagosur raportoheshin nga zyrtarët teksa spitali Sahlgrenska tha se kishte trajtuar katër të plagosur lehtë nga ngjarja.

>

Një nga rezidentët tha për rrjetin Expressen: “Në fillim pamë zjarrin, pastaj ishte shpërthimi, ndërsa ndjehej erë e fortë plastike të djegur”.

“Ata po ndërtonin prej muajsh rreshkitësen e re të ujit, tani i ka mbetur vetëm skeleti”, shtoi ai.

Zjarrfikës të shumtë erdhën në vendin e shpërthimit teksa zjarri shkatërronte rrëshkitësen e re 13 metra të lartë.

Një zëdhënëse e grupit ndërtues të atraksionit tha se kompania po bënte disa instalime në momentin e zjarrit por shkaku i tij mbetej i panjohur./DailyMail/