Shoqja e klasës e sulmon fizikisht shokun e klasës në Gostivar

by admin
Spread the love

Me datë 16.10.2024 në ora 17:50 në DPB Gostivar, personi D.P. (46) nga Gostivari ka raportuar se në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës, e cila gjatë sulmit ka përdorur edhe një send plastik. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


……

Me datë 16.10.2024 në DPB Gostivar, personi B.S.(48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 12.00 në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

……

Me datë 16.10.2024 në ora 15:00 në DPB Gostivar nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore janë sjellë personat R.A (53) nga fshati Debresh i Gostivarit, Sh.A.(49), S.A.(22) dhe S.A.(33), të tre nga Gostivari. Sipas njoftimit, lëndimet i kanë pësuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt të një kompanie në rrugën ,JNA” në Gostivar. Është njoftuar Prokurori Publik dhe Inspeksioni i Punës, ndërsa në vendngjarje inspektimin e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.

>

……


Me datën 16.10.2024 rreth orës 08.50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Vollkovi, në fshatin Bërvenicë, automjeti i udhëtarëve ,,BMW” me targa kombëtare zvicerane i drejtuar nga B.F.(62) nga Çellopeku i Tetovë, ka goditur këmbësorin K.J. (68) nga fshati Bërvenicë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar K.J., të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB Tetovë ka bërë inspektimin e vendit të aksidentit.
……

Me datë 16.10.2024 në ora 16:00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën lokale Gostivar – fshati Leshnicë – fshati Jellovc i poshtëm, personi FM (39) nga fshati Zdunje, Gostivar, duke drejtuar motoçikletën “Yamaha” me shenja regjistrimi të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe motoçikleta ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në qendrën emergjente në Gostivar. Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit.

You may also like