Një YouTuber shkaktoi një trazirë të madhe në mes të New York-ut dje me pakujdesinë e tij.
Krijuesi i njohur Kai Cenat, aktiv në YouTube dhe Twitch, premtoi të bënte një “dhuratë” të drejtpërdrejtë duke u dhuruar falas njerëzve në rrugë konzolat e PlayStation 5 dhe pajisje të tjera.
Plani i tij u shndërrua shpejt në një makth për të cilin ai ka të ngjarë të pendohet për pjesën tjetër të jetës së tij.
Kai Cenat ftoi “ushtrinë” e tij milionshe të ndjekësve në Union Square, dhe sipas disa vlerësimeve, më shumë se dy mijë njerëz u përgjigjën.
NYC is completely out of control. pic.twitter.com/UMBBaSXrpb
— Ian Miles Cheong (@stillgray) August 4, 2023
Policia e shpalli tubimin të paligjshëm pasi YouTuber-i nuk i kishte njoftuar më parë. Në aksionin për pastrimin e grumbullimit të paligjshëm janë mobilizuar rreth një mijë policë.
Kur u bë e qartë se njerëzit nuk do të merrnin konzolat falas dhe dhuratat e premtuara, pasuan trazira, në mes të të cilave Kai Cenat u evakuua urgjentisht.
Sipas disa videove, njerëzit po ngjiteshin dhe po mbaheshin pas makinës me të cilën po largohej YouTuber-i.
Chaos in New York City right now as a gaming streamer, Kai Cenat was doing a giveaway
Very large crowds, some destroying windows and property
Kai Cenat is believed to be in this car with people holding onto it leaving the area#breakingnews #kaicenat
— Crime With Bobby (@crimewithbobby) August 4, 2023
Në konfliktin mes policisë dhe turmës së grumbulluar kanë mbetur të plagosur disa persona nga të dyja palët. Përmendet se një “autobus” i tërë’ me njerëz është marrë në paraburgim, gjysma e të cilëve raportohet të jenë të mitur.
Vetë Cenat është ndaluar në Polici për t’u marrë në pyetje dhe aktualisht është duke u ngritur aktakuza ndaj tij. Akuzat mund të jenë të rënda dhe djaloshi që ka audiencë milionëshe mund të dënohet me disa vite burg. /tesheshi.com/