Shifra të çmendura, Kejn “ndez” duelin me Levën: I mundim

by admin
Spread the love

Dhe të mendosh se Herri Kejn nuk kishte shënuar në katër ndeshje radhazi, përpara tregolëshit kundër Shtutgartit në kampionat është padyshim një mënyrë e mirë për të ndezur “motorët” në Ligën e Kampioneve. Në fakt, të mërkurën Bajern Mynih dhe Kejn priten për t’u përballur me Barcelonën në ditën e tretë të Champions.

Pas fitores së rëndësishme kundër Shutgartit në Bundesligë, Herri e ka kthyer vëmendjen te ndeshja ndaj skuadrës blaugrana dhe Hansi Flik, duke u ndalur veçanërisht te dueli me Robert Levandovskin. Një përplasje mes gjigantëve të zonës së penalltisë:

“Roberti (Levandovski) është një sulmues fantastik, një nga më të mirët e brezit tim. Do të jetë një ndeshje speciale. Shumë prej nesh e njohin shumë mirë trajnerin e Barçës. Presim një kundërshtar të ngjashëm me stilin tonë të lojës, ata do duan të kemi topin dhe shtyn lart. Një betejë e vështirë, por ne do ta përballojmë me vetëbesim”, është shprehur Kane te “AS”.

>

Të shtunën, bomberi anglezë, ish-lojtari i Totenhem mori topin në shtëpi, të nënshkruar nga të gjithë shokët e tij, për t’ia dhënë djalit të tij : “Luis është tre vjeç dhe e do futbollin. Është gjithmonë mirë për djalin tim kur zgjohet dhe topi është pranë shtratit. Ai do ta godasë në të gjithë shtëpinë,” tha Kejn duke qeshur.

“E mbajtëm këmbën në gaz dhe në fund mund të kishim shënuar edhe më shumë gola ndaj Shutgartit. Kështu duam të luajmë, duke mbajtur një bilanc të pastër. Ishte perfekt”, e mbylli Kejn. Statistikat e golashënuesit të përfaqësueses angleze janë të frikshme në këtë fillim sezoni. Ai grumbullon me Bajernin 10 ndeshje, ndërsa numri i kontributeve në gola është çmenduri, 19 finalizime, 13 gola dhe 6 asiste.

PËRGATITI: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

You may also like