Sherri me trajnerin e Francës, Laporte zbulon pse zgjodhi Spanjën

by admin
Spread the love

Mbrojtësit të Al-Nasr në Arabinë Saudite, Ajmerik Laporte iu desh të merrte një vendim të vështirë në vitin 2021. Ai vendosi të “braktiste” Francën dhe të bëhej një shtetas spanjoll për të veshur fanellën e “La Roja”-s, ku arriti suksese të menjëhershme, me kulmin titullin kampion Europe këtë verë.

Pas një kohe të gjatë duke pritur thirrjen e Didie Deshamp në kombëtaren franceze, me të cilin nuk pati kurrë një marrëdhënie të rrjedhshme, ai vendosi të ndryshonte “ngjyrë”, nga bluja e Francës, te e kuqja e Spanjës. Në një intervistë për programin “RMC Sport”, mbrojtësi ka shpjeguar arsyet pse vendosi të ndryshojë kombësinë, duke thënë hapur se nuk mund të priste pambarimisht Francën.

“Nëse shkova te kombëtarja franceze dhe më pas vendosa të mos shkoja më, kjo kishte të bënte më shumë me marrëdhëniet personale që nuk funksiononin. Nuk mund të prisja më. Vitet kaluan dhe, në fund, ishte gjithmonë i njëjti trajner (Deshamp). Nëse doja të luaja në ndeshjet ndërkombëtare, duhej të merrja vendime. Dhe unë duhej ta merrja atë vendim. Sot jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë mirë në skuadrën spanjolle. Më përshtatet, edhe për sa i përket personalitetit”, tha Laporte, kur u pyet për vendimin e tij për t’u bërë kombëtar.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Deshamps, Laporte pranoi se ka pasur biseda me trajnerin, por që nuk dhanë fryt. “Kemi pasur disa biseda që nuk ishin domosdoshmërish më miqësoret. Ka mbaruar çdo gjë, as që e mendoj më”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like