Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë jep detaje për takimin me prokuroren speciale – Shqip

by admin
Spread the love

hefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur të hënën prokuroren e specializuar Kimberly West.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Orav thotë se në takimin me West ka theksuar rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda.

“Mirëprita të hënën prokuroren e specializuar Kimblery West, e cila vizitoi Kosovën. Theksova rolin e rëndësishëm të zyrës së saj në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda dhe se Bashkimi Evropian në Kosovë në koordinim me EULEX-in do të vazhdojnë të mbështesin mandatin e saj”, ka shkruar Orav.

Prokurorja Speciale erdhi në Kosovë bashkë me zëvendësin e saj, Ward Ferdinandusse.

You may also like