SHBA – WSJ: Demokratët kryesojnë në votimin e parakohshëm

by admin
Spread the love

NJU JORK, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Demokratët kanë një avantazh të qartë në votimin paraprak, por republikanët po miratojnë praktikën e hedhjes së votes një ditë përpara zgjedhjeve më shumë se sa në ciklet e kaluara zgjedhore, edhe pse ish-presidenti Donald Trump ka dërguar sinjale kundërshtuese për këtë mundësi.

”Më shumë se 15 milionë amerikanë votuan herët personalisht ose me postë, duke përfshirë 5,3 milionë në shtatë shtetet vendimtare”, sipas të dhënave nga Laboratori Zgjedhor në Universitetin e Floridës, shkruan ”Wall Street Journal”.

Në shtetet ku votuesit regjistrohen sipas partive, rreth 47% e votave u hodhën nga demokratët, 33% nga republikanët.

>

Shtetet e fushëbetejës së Miçiganit dhe Gjeorgjisë nuk përfshihen në ndarjen sipas regjistrimit të partive.

Demokratët përbëjnë gjithashtu 49% të fletëvotimeve të dërguara me postë krahasuar me 31% të votuesve të GOP.

Ky është një diferencë më e vogël se e njëjta periudhë katër vjet më parë, në kulmin e pandemisë Covid-19, kur demokratët kishin arritur rreth 52%, krahasuar me 24% për republikanët./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like