UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar homologun e tij kinez, Xi Jinping, të marrë pjesë në ceremoninë e betimit presidencial muajin e ardhshëm.
Siç raporton CBS News, burimet zbuluan se Trump ia bëri ftesën presidentin kinez në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, por mbetet e paqartë nëse presidenti kinez e ka pranuar.
Raporti tha se zyrtarët po bëjnë plane që më shumë personalitete të huaja të marrin pjesë në ceremoninë e betimit më 20 janar.
Sipas ekipit të Trumpit, ka shumë liderë që mund të marrin pjesë në të.
“Liderët botërorë janë rreshtuar për t’u takuar me presidentin Trump, sepse ata e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin”, tha zëdhënësja e tranzicionit të Trumpit, Karoline Leavitt.
Raporti i ftesës erdhi disa ditë pasi Trump kërcënoi se do të rrisë tarifat për mallrat kineze.
SHBA-ja vendosi gjithashtu një afat, 19 janarin, një ditë para ceremonisë, për ByteDance, kompaninë mëmë kineze të TikTok, që të shesë aplikacionin ose të përballet me një ndalim në vend./ /os/