SHBA – Trump: Do të ndihmojmë Ukrainën duke marrë si shkëmbim minerale të ralla

by admin

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti ameriakn Donald Trump deklaroi se do të negocionte një marrëveshje me Ukrainën, sipas së cilës Kievi do të garantonte furnizime me metaleve të rralla, elementë kyç të përdorur në elektronikë, në këmbim të ndihmës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi një ide të ngjashme tetorin e kaluar si pjesë e “planit të tij të fitores” për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata do të sigurojnë atë që po u japim me metalet e tyre të rralla dhe gjëra të tjera”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

>

I pyetur nga një gazetar nëse donte që Ukraina t’i dorëzonte burimet Shteteve të Bashkuara, Trump u përgjigj: “Po, unë dua sigurinë e metaleve të rralla”.

Zelensky, duke përshkruar planin e tij në tetor, tha se një pjesë e tij fokusohej në mbrojtjen e burimeve natyrore të Ukrainës, “duke përfshirë metale kritike me vlerë triliona dollarë amerikanë”.

Ai tha se do t’i nxiste partnerët perëndimorë të Kievit të sigurojnë një “marrëveshje speciale për mbrojtjen e përbashkët të burimeve kritike të disponueshme në Ukrainë dhe investime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara”.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like